Windows 10 për telefonët do të mbërrijë nga fundi i Shtatorit

Publikuar më: 11-06-2015

windows_10_mobile_phone_home_screen-100585344-largeTashmë e dimë që versioni Windows 10 për kompjutera dhe laptop do të mbërrijë në 29 korrik ndërsa Windows 10 Mobile do të vonojë ca kohë. Një raport i fundit tregon se Windows 10 Mobile do të jetë i disponueshëm për konsumatorët në fund të muajit Shtator. Një dokument i zotëruar nga Neowin zbulon se Windows 10 Mobile do të vijë në fund të tremujorit të tretë, ose ndryshe në fund të muajit Shtator.

Por nuk është e qartë nëse kjo do të jetë data e lançimit të Windows 10-të për telefonët apo data kur ky sistem operativ do të jetë gati për tu përdorur nga konsumatori. Kaq dihet për momentin por mund të themi se Neowin mund të ketë të drejtë.

Joe Belfiore i Microsoft ka deklaruar se Windows 10 desktop do të pasohet nga debutimi i Windows 10 Mobile, Windows 10-tës për Surface Hub, Windows 10-tës për Xbox dhe edicioni Hololens. Kjo do të thotë që pjesa më e madhe e axhendës së vjeshtës së këtij viti do të zihet nga lançimet e njëpasnjëshme të versioneve të Windows 10-tës. (PC World Albanian)

Windows 10 për telefonët do të mbërrijë nga fundi i Shtatorit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)