Windows 10 numëron 400 milion përdorues, shfletuesi Edge së shpejti me makinë virtuale

Publikuar më: 27-09-2016

microsoft-edgeWindows 10-ta është instaluar në mbi 400 milion paisje thanë zyrtarët e Microsoft. Kjo shifër përfshin instalimet në kompjutera, tabletë, telefonë, konsola Xbox One, HoloLens dhe ekranet Surface Hubs.

Ndërsa objektivat e kompanisë janë 1 miliard paisje me Windows 10 brenda 2018-tës, analistët besojnë se diçka e tillë është e pamundur. Statistikat e fundit vinë nga konferenca Microsoft Iginite e cila po mbahet në Atlanta.

Më 5 Maj Microsoft raportoi 300 milion kompjutera me Windows 10 dhe u deshën katër muaj që kjo shifër të rritej me 100 milion.

Megjithatë një detaj i ri doli gatë konferencës. Microsoft zbuloi se shfletuesi Edge së shpejti do të funksionojë në një makinë virtuale duke e bërë shumë të vështirë për hakerat të sulmojnë apo kompromentojnë sistemin operativ.

Aktualisht shfletuesi Edge hap uebfaqet në “Sandbox,” një teknikë izolimi nga komponentët kyç të Windows 10-tës. Në mënyrë që sulmet të ishin të suksesshme duhej së pari të tejkalonin këtë barrierë.

Windows Defender Application Guard, është një makinë virtuale e cila shfrytëzon Hyper-V për të izoluar disa procese jetike të sistemit operativ ndaj një sulmi apo infektimi të mundshëm.

Microsoft e premtoi këtë nivel sigurie për sipërrmajet në ditët e para të 2017-tës.. (PCWorld Albanian)

Windows 10 numëron 400 milion përdorues, shfletuesi Edge së shpejti me makinë virtuale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)