Windows 10 Mobile prezent vetëm në 6 % të telefonëve Windows

Publikuar më: 28-10-2015

windows_10_mobile_salesFirma analitike AdDuplex ka publikuar raportin e saj të tretë për këtë vit duke na ofruar informacione të rëndësishme për gjendjen e ekosistemit të Windows Phone. Situata e platformës së Microsoft është delikate sidomos muajt e fundit ku janë prezantuar vetëm tre telefonë Lumia.

Nga raporti i fundit mësojmë se 5.7 % e të gjithë telefonëve Windows kanë të instaluar Windows 10 Mobile. Muajin e shkuar kjo shifër shënonte vetëm 4.7 %. Në një fjarë mënyre rritja tregon përmirësimin e platformës ndrësa vijon hegjemonia e Windows Phone 8.1 me prezencën e saj në 79.3 % të telefonëve windows.adduplex-oct-OS-versions

Në Europë telefoni Windows më popullor është Lumia 630 me 11.5 % të tregut ndjekur nga Lumia 520 me 10.9 % të tregut. Botërisht Lumia 520 ngelet më popullori me 15.3 % të të gjithë telefonëve Windows.

adduplex-oct-eu5

Për vitin e ardhshëm nuk presim që gjërat të ndryshojnë kur bëhet fjalë për produkte të reja Lumia. Telefonët Lumia 950, 950 XL dhe 550 do të vijojnë të prezantohen në tregje të reja. Ajo që po mban peng zgjerimin e Windows 10 Mobile është debutimi i saj zyrtar. (PCWorld Albanian)

Windows 10 Mobile prezent vetëm në 6 % të telefonëve Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)