Windows 10 është instaluar në më shumë se 14 milion pajisje

Publikuar më: 31-07-2015

windows-10-aio-100598745-gallery

Kanë kaluar vetëm 2 ditë që nga lançimi i Windows 10 dhe u desh kaq pak kohë për të folur për suksesin e këtij sistemi operativ. Me anë të një postimi në blog, Microsoft ka deklaruar se Windows 10 është tashmë pjesë e 14 milion pajisjeve.

Yusuf Mehbi, kreu i marketingut në Microsoft u shpreh se ky numër pritet të rritet me ritme të larta. Nëse jeni nga ata të pavendosurit që e shohin me dyshim Windows 10, atëherë ju sugjerojmë ta instaloni atë në pajisjen tuaj përmes aplikacionit ‘Get Windows 10’.

Me rëndësi është të thuhet se Windows 10 është një nga versionet më të rëndësishëm të Windows i cili është i disponueshëm falas ndaj dhe Microsoft bën mirë që pritshmëritë ti ketë të mëdha përsa i përket numrit të përdoruesve. (PC World Albanian)

Windows 10 është instaluar në më shumë se 14 milion pajisje
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)