Windows 10 E3 për sipërmarrjet vjen në formën e një shërbimi, kushton 7 dollar në muaj

Publikuar më: 12-07-2016

windows-10-as-a-subscription-100671205-largePër më shumë se 12 muaj konsumatorët e Windows 10-tës kanë pyetur vazhdimisht se kur Microsoft do të ofrojë sistemin operativ si një shërbim. Ditën e Marte Microsoft konfirmoi se së shpejti kjo do të jetë një realitet por momentalisht vetëm për sipërmarrjet.

Duke filluar nga Vjeshta, Microsoft do të ofrojë Windows 10 Enterprise E3 në formën e një abonimi që do tu kushtojë përdoruesve 7 dollar në muaj. Yusuf Mehdi, zv President i Windows dhe Divizionit të Paisjeve pranë Microsoft bëri të ditur tre shërbime të Microsoft do të ofrohen në bazë abonimi: Microsoft Azure, Office 365 dhe Windows 10.

“Një filxhan kafeje dhe një petull në ditë do tu kushtojë abonimi në një shërbim i cili ofron siguri të klasit të sipërmarrjeve,” tha Mehdi në skenë gjatë konferencës ndërkombëtare të partnerëve të Microsoft në Toronto të Kanadasë.

Microsoft gjithashtu njoftoi një marrëveshje të dytë me IBM-në për të ofruar tabletët e saj Surface si një shërbim. Realisht konsumatorët do të paguajnë një qira mujore për atë paisje. Microsoft nuk njoftoi se çfarë paisjesh do të ofrohen në këtë model biznesi dhe sa do të kushtojnë. (PCWorld Albanian)

Windows 10 E3 për sipërmarrjet vjen në formën e një shërbimi, kushton 7 dollar në muaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)