Windows 10 do të ofrojë integrim me platformën Autodesk për printime 3D

Publikuar më: 01-05-2015

wp_20150430_08_47_01_pro-100582502-large

Ekzekutivi i Microsoft deklaroi ditën e enjte gjatë konferencës Build 2015 se Windows 10 do të integrohet me platformën Autodesk e cila realizon printime 3D. Ky integrim do të bëhet i mundur përmes Spark, platformës së hapur që Autodesk lançoi para një viti. Gjatë lançimit Autodesk shtoi se kjo platformë do të jetë e licensueshme dhe për prodhuesit e tjerë.

Ishte John Shewcuk, një teknik në kompaninë Microsoft, i cili deklaroi se tanimë Microsoft dhe Autodesk mund të bashkpunonin me anë të platformës Spark për realizimin e printimeve 3D. Autodesk aktualisht ka dizenjuar posacërisht printerin Ember 3D i cili funksionon në softuerin Spark. Për më tepër kjo kompani ka në plan të licensojë këtë teknologji dhe për prodhuesit e tjerë të printerave. Realisht Microsoft nuk zotëron ndonjë prezencë të rëndësishme në biznesin e printerave 3D por tani duket se po e mendon seriozisht përfshirjen në këtë treg, të paktën këtë pasqyron integrimi me platformën e printimit Autodesk. (PC World Albanian)

Windows 10 do të ofrojë integrim me platformën Autodesk për printime 3D
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)