Windows 10 do të jetë një shërbim jo më thjesht sistem operativ

Publikuar më: 13-05-2015

windows-101Microsoft është duke implementuar një model të ri softueri me Windows 10. Një zhvillues brenda kompanisë deklaroi se Windows 10 është versioni i fundit i Windows gjatë konferencën Ignite dhe më pas ky lajm u konfirmua dhe nga një zëdhënës i Microsoft. Kjo do të thotë që pas lançimit të Windows 10, sistemi operativ do të ketë përditësime të vazhdueshme ashtu siç ndodh dhe me Mac OS apo iOS në iPhone.

Ky është një ndryshim që ka ardhur duke u rritur gradualisht që në momentin kur lidhja e internetit tashmë është pjesë e çdo kompjuteri personal. Kompanitë softuerike janë duke lançuar përditësime të herë pas hershme për aplikacionet e tyre apo sistemet operative përmes lidhjes së internetit duke qënë se kjo është një mënyrë më praktike. Por vendimi i Microsoft për të implementuar plotësisht këtë mënyrë do të sjellë një epokë të re në Windows. Aktualisht ekzistojnë kompani të tjera në treg që kanë zgjedhur këtë mënyrë për sjelljen e përditësimeve të reja. Adobe përdor modelin Creative Cloud i cili i ofron përdoruesve akses në karakteristikat më të fundit të Photoshop apo Illustrator kundrejt një pagese mujore.

Microsoft, sidomos nën udhëheqjen e Satya Nadella ka bërë shumë përpjekje për tu shëdërruar më shumë në një kompani shërbimesh se sa produktesh. Renditja e Windows në listën e këtyre shërbimeve do të sjellë një rritje të konsiderueshme të vlerës që ka tek përdoruesi ky sistem operativ. Lëvizja graduale drejt një modeli më iteraktiv do të ketë përfitime dhe për zhvilluesit në termat e inxhinierisë, burimeve dhe adoptimit të një teknologjie të re. Do të jetë interesante të shohim se sa dhe se si do të ndikojë kjo gjë në shitjet e Microsoft. Microsoft ka lajmëruar se Windows 10 do të vijë në formën e një përditësimi falas por një në farë mënyre kompania po përpiqet të fitojë para nga shitjet e sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

Windows 10 do të jetë një shërbim jo më thjesht sistem operativ
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)