Windows 10 arrin shifrën e 9 % të adoptimit. Windows 7 dhe 8 shënojnë rritje

Publikuar më: 02-12-2015

windows_10_wallpaperPadyshim që Windows 10-ta ka shënuar rritje të vazhdueshme, por të dhënat e muajit Nëntor që vinë nga firma analitike NetApplications demostrojnë një ngadalësim të dukshëm të adoptimit.

Pas katër muajsh, Windows 10-ta zotëron vetëm 9 % sipas statistikave globale për adoptimin e sistemeve operative. Kjo platformë u tha se është instaluar në 75 milion kompjutera vetëm në katër javët e para që nga debutimi më 29 Korrik. Shifra e 110 milion kompjuterave u arrit 10 javë më vonë.

Që atëherë Microsoft nuk ka ofruar asnjë statistikë zyrtare ndërsa objektivat janë bërë të qartë nga kompania: 1 miliard paisje me Windows 10 brenda 2-3 vitesh. Normalisht që kjo shifër përfshin telefonët, konsolat, kompjuterat dhe të tjera paisje.

os_market_share_november_2015

Muajin e kaluar Windows 10 kishte vetëm 7.94 %. Kjo do të thotë se përgjatë periudhës 30 ditore adoptimi është rritur me 1.06 %. Nëse e krahasojmë me muajin e parë të debutimit do të vërehet lehtësisht ngadalësimi i adoptimit. Në Gusht adoptimi u rrit me 5 % ndërsa në muaj në vijim vështirë të kalonte shifrën e 1 %.

Këtë adoptim Microsoft po e shtyn drejt limiteve. Falë një bashkëpunimi me gjigandin kinez Baidu dhe konsiderimi i Windows 10-tës si një përditësim i rekomanduar, Microsoft synon të ndryshojë këtë periudhë staginimi.

Ajo që na habiti në të vërtetë ishte rritja e Windows 8-tës me 0.34 % dhe Windows 8.1 me 0.47 %. Së bashku dy versionet e platformës zotëron 14.03 % të tregut.

mac_market_share_november_2015

Më i prekuri është Windows 7. Përpara zyrtarizimit të Windows 10-tës, Windows 7 kishte kaluar adoptimin në 60 % në Qershor. Tani gjendet në 56.11 % megjithatë me një rritje prej 0.40 % pëgjatë Nëntorit. Windows 7 do të vijojë edhe për ca kohë të mbajë titullin e mbretit në tregun e sistemeve operativ.

Windows XP dhe Vista vijojnë të humbasin. Ky i fundit ra me 0.13 %1.61 % ndërsa XP-ja me 1.09 %10.59 %. Duhet të citojmë se përditësimi falas i Windows 10-tës në Vista dhe XP nuk aplikohet.

Dhe për ta mbyllur, në terësi Windows fitoi 0.97 % me një dominim prej 91.39 % të tregut global të sistemeve operativ. Mac OS X ra me 1.01 %6.99 % ndërsa Linux fitoi shumë pak me vetëm 0.05 % 1.62 %. (PCWorld Albanian)

Windows 10 arrin shifrën e 9 % të adoptimit. Windows 7 dhe 8 shënojnë rritje
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)