Windows 10: A është kjo një histori suksesi?

Publikuar më: 02-08-2015

thans-for-reserving-windows-10

Nëse ofroni një softuer falas, lehtësisht të instalueshëm dhe imponues, njerëzit do të thonë PO kurdoherë. Dhe ky është mësimi që na dha Windows 10-ta.

Microsoft lajmëroi se 14 milion kompjutera kishin instaluar Windows 10-tën vetëm brenda 24 orëve të para të lançimit. Një ditë e gjysëm më vonë, Daniel Rubino i Windows Central raportoi se burime anonime të brendshme në Microsoft e kishin vënë në dijeni për një shifër prej 67 milion.

Edhe analizat e portalit ZDNet konfirmojnë se Windows 10-ta po adoptohet me një ritëm të paprecendent. Një javë përpara se të fillonte adoptimi, programit Windows Insider ofroi ndërtimin e fundit eksperimental të Windows 10-tës për testuesit dhe vetëm 1.8 % e vizitorëve në ZDNet po përdornin Windows 10-tën.

Pas një ditë plotë azhornime të sistemit operativ, kjo përqindje është rritur me hapa galopantë duke kërcyer në 8.3 %.

how-to-geek-win10-traffic

Lowell Hedding, i cili drejton uebfaqen e njohur teknologjike How To Geek gjithashtu raportoi rritje të madhe të trafikut në sitin e tij gjeneruar nga kompjutera me Windows 10-tën. Ai publikoi edhe një grafik në rrjetin social Twitter.

Shpjegimi i vetëm i këtij suksesi është interesi i lartë për Windows 10-tën. Është mëse e qartë se Microsoft po ofron përditësime në një ritëm të paprecedent ku pak ditë më parë publikuam një artikull që tregonte se ky i fundit po ofron një trafik prej 40 Tbps.

Shifra e 14 milion përditësimeve brenda 24 orëve është më e larta regjistruar ndonjëherë nga një sistem operativ desktop. Por pyetje ngelet tek fakti sesa Microsoft do të jetë në gjëndje të ruajë këtë ritëm?

Akoma nuk kemi të dhënat sesa të kënaqur janë konsumatorët me Windows 10-tën por bazuar në provat anekdotale proçesi i përditësimit po shkon mjaft mirë. Kjo do të thotë se programi 9 mujor i ndërtimi të Windows 10-tës përmes programit Windows Insider ka bërë një punë mjaft të mirë.

Një statistikë mjaft interesante është edhe pozita e Windows 7-tës. Pavarsisht rritjes së Windows 10-tës, ZDNet raportoi se trafiku i gjeneruar nga sistemi operativ i 2009 nuk ka pasur rënie.

Akoma ka prej atyre individëve dhe bizneseve që janë skeptikë në lidhje me Windows 10-tën. Në muajt në vazhdim, parnerët prodhues të Microsoft(OEM) do të fillojnë zëvendësojnë modelet e reja të kompjuterave me sistem operativ Windows 10.

Microsoft synon që Windows 10-ta të jetë pjesë e 1 miliard kompjuterave në të gjithë botën, një sistem operativ i cili do të jetë i fundit i Microsoft për nga numri i versionit. Konsumatorët nuk do të kenë më nevojë të kalojnë nga njëri sistem operativ në tjetrin dhe kjo është arsyeja pse bizneset duhet të largohen nga Windows 7 njëherë e përgjithmonë. (PCWorld Albanian)

Windows 10: A është kjo një histori suksesi?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)