Wikipedia do të përdorë lidhjet e enkriptuara për lexuesit e saj

Publikuar më: 15-06-2015

wikipedialogo-100585113-large

Duke filluar që nga ky moment, të dhënat që transmetohen mes Wikipedia.com dhe lexuesve të saj, do të jenë të enkriptuara. Kjo është në të mirë të lexuesit pasi ulen shancet që dikush të përgjojë kërkimet e tij në enciklopedinë më të madhe online. Ditën e premte, Wikimedia Foundation lajmëroi se do të fillojë të përdorë protokollin HTTPS në faqet e saj në mënyrë që cdo e dhënë e transmetuar të enkriptohet.

Sigurisht që sasia e informacionit dhe të dhënave që ekzistojnë në Wikipedia është tepër e madhe ndaj do të duhen disa javë në mënyrë që ato të enkriptohen. Wikimedia ka deklaruar se ka qënë duke punuar mbi aplikimin e HTTPS për përdoruesit që në vitin 2011 por këto përpjekje u ndërprenë si pasojë e survejimit të qeverisë në vitin 2013.

Edhe pse enkriptimi nuk na siguron 100% që të dhënat tona do të jenë ta paprekshme nga hajdutët e informacionit, ai vendos disa barriera të forta mes të dhënave të lexuesve dhe hakerave. Të paktën enkriptimi do të mbrojë informacionin tuaj kur ju të vizitoni faqet online. Në vitet e fundit është parë një tendencë e internetit për të implementuar lidhjet e enkriptuara HTTPS me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale. Twitter, Google dhe Facebook përdorin automatikisht lidhje të sigurta. Ndërkohë që dhe Mozilla është duke punuar në rritjen e nivelit të sigurisë të lidhjeve. (PC World Albanian)

Wikipedia do të përdorë lidhjet e enkriptuara për lexuesit e saj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)