Wikipad, tableti për “gejmerë”

Publikuar më: 02-08-2012

Adhuruesit e lojërave kompjuterike, që ndryshe njihen edhe si “gejmerë”, prej tani e tutje mund të konsiderojnë tabletin për lojëra Wikipad që operon me sistemin Android.

Wikipad, tableti i zhvilluar në mënyrë identike i cili do të vijë me një gamepad të qasshëm për lojërat e stilit-konzolë, ka zbuluar veçoritë e pajisjes në një intervistë të posaqme me GamesBeat.

Tableti fuqizohet nga një nVidia Tegra 3 me procesor katërbërthamësh prej 1.4GHz i pajisur me 1GB RAM DDR2 dhe një GPU prej 520MHz, derisa ngarkesa e brendshme do të jetë të paktën prej 16GB. Ai ka një paraqitje IPS prej 10.1 inçësh dhe një rezolucion 16:10, 1280×800. Ai peshon 560 gramë dhe trashësia është 8.6 mm.

Në këtë pajisje përfshihet një kamerë e pasme prej 8 megapikselësh dhe një kamerë e përparme prej 2 megapikselësh. Fuqizimi vjen nga një bateri prej 23.56Wh, që mëtohet të ofrojë 8 orë video lëshim dhe 6 orë mundësi për të luajtur, normalisht nëse është mbushur.

Për të ruajtur etiketën e vet “për lojëra”, tableti Wikipad do të vijë me një shtojcë kontrolluese, e cila e vendos veten në Wikipad në pjesën e poshtme përgjatë një lidhësi. Ky tablet do të vijë me Android 4.1 Jelly Bean. (PCWorld Albanian)

Wikipad, tableti për “gejmerë”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)