Wikileaks: Tim Kook dhe Bill Gates kandidatë për zv presidentë të Shteteve të Bashkuara nëse Klinton fiton zgjedhjet

Publikuar më: 19-10-2016

20160121_ep-030801a_mcu_016-100639614-largeShefi ekzekutiv i Apple Tim Kook dhe themeluesi i Microsoft Bill Gates ishin në listën e kandidatëve potencial për zëvendës President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse kandidatja demokrate Hillary Klinton shpallej fitues e zgjedhjeve zbulonin e-mail-et e publikuar ditën e Marte nga Wikileaks.

E-mail-i i dërguar nga shefi i fushatës së kandidates demokrate Xhon Podesta  më 17 Mars përmendte emrat e dy titanëve të teknologjisë së bashku me 37 emra të tjera si kandidatët potencialin për postin.

Pjesë e listës ishte edhe bashkëshortja e Gates, Melinda. Ajo së bashku me Gates bashkëthemeluan fondacionin e bamirësisë i cili bart emrin e tyre. Mari Barra, CEO e General Motors, themeluesi i Bloomber, Majkell Bloomberg, CEO-ja e Xerox, Ursula Burns, CEO i Coca Cola Muhtar Kent, Presidenti i Fondacionit Rockefeller Judith Rodin dhe CEO i Starbucks Howard Schultz ishin pjesë e listës.

Edhe Bern Sanders, kandidati brenda partisë i Hillari Klinton, shihej si një kandidate potencial. E-mail-i nuk specifikon sesa larg kanë arritur këto emra gjer në këtë moment. Tim Kook është një prej donatorëve të fushatës së Klinton por edhe i senatorit republikan Paul Ryan. (PCWorld Albanian)

Wikileaks: Tim Kook dhe Bill Gates kandidatë për zv presidentë të Shteteve të Bashkuara nëse Klinton fiton zgjedhjet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)