Wikileaks publikon biseda të kandidates për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton

Publikuar më: 09-10-2016

_91629378_gettyimages-512266778Janë publikuar nga Wikileaks transkripte të të dhënave private të kandidates demokrate për Presidente e Shteteve të Bashkuara, Hillary Klinton.

Në një prej ekstrakteve, zonja Klinton u thoshte bankierëve se ata ishin të vetmit që mund të ndihmonin dhe reformonin sektorin financiar Amerikan. Ajo gjithashtu shprehej pozitivisht për qasjen e kundërshtarit për “tregëti dhe kufinj të lirë.”

Që nga 2013-ta, kandidatja ishte nën presion për publikimin e transkripteve madje edhe nga vetë rivali brenda partisë demokratike, Bernie Sanders. Besohet se Klinton ka fituar mëse 26 milion dollar.

Ky publikim vjen pak kohë pasi Shtetet e Bashkuar akuzuan Rusinë për sulme kibernetike ndaj organizatave politike duke influencuar zgjedhjet presidenciale. Wikileaks ka publikuar me mijëra e-mail-e përfshi edhe bisedat me mbështetin e saj John Podesta. (PCWorld Albanian)

Wikileaks publikon biseda të kandidates për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)