WikiLeaks postoi disa dokumente të reja që lidhen me sulmin masiv ndaj Sony

Publikuar më: 20-06-2015

sony_pictures_logo2Me sa duket skandali për sulmin kibernetik ndaj Sony Pictures Entertainment nuk ka të mbaruar dhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje. Është WikiLeaks ai që e ka kthyer këtë ngjarë në vëmendje të publikut dhe hakerave duke publikuar në faqen e tij disa rekorde të reja të dhënash dhe dokumentash të vjedhura nga Sony. Një pjesë e informacioneve të reja të publikuara kanë të bëjnë me hetimet që kompania Sony ka zhvilluar.

Organizata WikiLeaks, e drejtuar nga Julian Assange, njihet për publikimin e dokumenteve të paautorizuara online. Jo më larg se në muajin prill, WikiLeaks krijoi një librari të përkohshme online e cila përmbante dokumente dhe të dhëna të vjedhura gjatë sulmit ndaj Sony. Ndërsa tani WikiLeaks ka publikuar plot 276.000 dokumente. Dokumentet zbulojnë dhe të dhëna personale që kanë të bëjnë me identitetin e ekzekutivëve të kompanisë. Të dyja palët, si Sony si WikiLeaks refuzuan të komentonin mbi këtë publikim.  (PC World Albanian)

WikiLeaks postoi disa dokumente të reja që lidhen me sulmin masiv ndaj Sony
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)