Lajmet

WhatsApp zgjeron deri më 30 Qershor mbështetjen për telefonët BlackBerry dhe Nokia

Dec 7 2016
0 Shpërndarje
WhatsApp zgjeron deri më 30 Qershor mbështetjen për telefonët BlackBerry dhe Nokia

whatsapp-blackberry-classic-screenshotPërdorues të WhatsApp, gëzohuni. Pavarësisht planeve të Facebook për të “vrarë” mbështetjen për qindra paisje brenda fundit të vitit, platforma e komunikimit WhatsApp njoftoi një ndryshim të minutës së fundit.

Vendimi i parë i WhatsApp ka qenë heqja e mbështetjes për aplikacionin në telefonët BlackBerry dhe Nokia brenda fundit të 2016-tës, një vendim i kthyer mbrapsht tani.

Tani WhatsApp ka konfirmuar se mbështetja për BlackBerry 10, BlackBerry OS, Nokia S40 dhe S60 do të aplikohet deri më 30 Qershor 2017.

Natyrisht nuk është përbën ndonjë diferencë të madhe, vetëm gjashtë muaj, por kjo periudhë duhet tu mjaftojë të migroni drejt platformave të tjera ku mbështetja e aplikacioneve dhe shërbimeve nuk është kryefjalë e ditës.

Ndërsa asgjë nuk ka ndryshuar për Windows 7.x, iOS 6, Android 2.1 Eclair dhe 2.2 Froyo. Megjithatë ekziston një numër shumë i vogël përdoruesish me këto platforma. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>