WhatsApp vjen në formën e një aplikacioni desktop për Windows dhe Mac

Publikuar më: 11-05-2016

Screen-Shot-2016-05-10-at-3.54.17-PM-930x582WhatsApp ditën e sotme lançoi një aplikacionin desktop i cili do të jetë i disponueshëm në Windows dhe Mac. Sipas kompanisë në pronësi të Facebook, ky aplikacion mbështet njoftimet, shkurtesat e tastierës dhe shumë risi të tjera.

Të gjitha mesazhet e dërguara nga aplikacioni desktop do të sinkronizohen edhe me aplikacionin mobil në celularin tuaj. Ky aplikacion vjen pasi Facebook publikoi aplikacionin Messenger në ueb dhe desktop.

Falë tij shërbimi do të jetë më i lehtë për tu qasur nga kompjuterat duke ofruar edhe lehtësi në komunikim. Kjo risi për platformën në fjalë jo vetëm që do të ndihmojë përdoruesit por edhe vetë rritjen e mëtejshme të WhatsApp i cili ka kaluar shifrën e 1 miliard përdoruesve aktivë në muaj.

WA-Desktop_Mac-OS

WhatsApp funksionon me MacOS X 10.9 ose më shumë dhe Windows 8 ose më shumë. Pasi të keni instaluar aplikacioni do tu shfaqet një kod QR për tu skanuar me anë të telefonit tuaj në mënyrë që të ndërlidhni llogarinë me kompjuterin.

Esencialisht aplikacioni desktop ofron po ato funksione që ofron aplikacioni mobil dhe një kopje e ueb aplikacionit. Tani WhatsApp do të konkurrojë më mirë me Messenger, Skype dhe Telegram. (PCWorld Albanian)

WhatsApp vjen në formën e një aplikacioni desktop për Windows dhe Mac
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)