WhatsApp teston me një klon të historive të Snapchat, quhet Status

Publikuar më: 08-11-2016

whatsapp-snapchat-796x398Sipas një raporti nga Mashable, platforma e shquar e komunikimit pronësi të Facebook, WhatsApp, po adopton historitë e Snapchat, ose të Instagram.

Projekti, i quajtur “Status,” u zbulua në versionet e fundit beta në të dy platformat: iOS dhe Android.

Status zë një hapësirë në menu mes Chats dhe Calls dhe me kalimin e kohës ju do të jeni të aftë të shtoni titujt e tuaj dhe mesazhe të shkruar me dorë ose emoji – pothuajse njësoj si Snapchat.

Pasi humbi shumë të rinj në platformat si Snapchat dhe Instagram për vitet e fundit, Facebook është hedhur në sulm. Së pari, kompania bleu Instagram për $1 miliard  para se të kthente vëmendjen nga Snapchat.

CEO i Snapchat, Evan Spiegel, megjithatë, e hodhi poshtë ofertën prej $3 miliard të Facebook. Sot Snapchat llogaritet se vlen $25 miliard, duke zënë vendin e tretë në rrjetet sociale me prezencën më të madhe mes të rinjve dhe adoleshentëve.

Facebook, nga ana tjetër, po kalon një krizë identiteti. Po humbet përdorues të rinj me një ritëm shumë të shpejtë dhe kalon në një platformë me përmbajtje që nuk krijohet nga përdoruesi. Që do të thotë se, njerëzit nuk po postojnë përditësime personale – edhe me mjetet e reja si Facebook  Live dhe videot 360 gradë.

Kështu, çfarë i mbetet për të bërë një platforme në një situatë të tillë?

Të vjedhë, është e dukshme. Pastaj, në botën e teknologjisë nuk është kurrë vjedhje nëse përmirëson diçka mbi produktin origjinal. Kjo ishte edhe çështja me “Stories” të Instagram. Me WhatsApp, megjithatë, po bëhet shumë e qartë se ka pak xhelozi pasi Facebook nuk ia doli që të merrte Snapchat. (PCWorld Albanian)

WhatsApp teston me një klon të historive të Snapchat, quhet Status
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)