WhatsApp do të shtojë sigurinë e aplikacioneve mobile përmes fjalëkalimeve

Publikuar më: 23-09-2016

facebook-messenger-and-whatsappWhatsApp, një nga platforma më popullore të komunikimit në planet, raportohet se së shpejti do ti shtojë një nivel të ri sigurie aplikacionit mobil.

Disa indikatorë lënë të kuptohet se platforma do të shtojë mbrojtjen me fjalëkalim për aplikacionet mobile.

Ishte Android Authority që zbuloi detajet e reja përmes programit të përkthimit të WhatsApp. Ky program shfaqi disa fraza të reja për përkthim nga anglishtja në gjermanisht dhe ato ishin:

“Vendosni fjalëkalimin aktual 6 shifror,” “Fjalëkalimet nuk përputhen, Provoni përsëri,” dhe “Vendosni një adresë e-mail-i rikuperimi.”

Bazuar në këto të dhëna ekziston një mundësi e madhe që WhatsApp, në përditësimin e radhës ose në të ardhmen, të shtojë veçorinë e mbrojtjes së aplikacionit me fjalëkalim. Megjithatë ky nivel i ri sigurie është një ide shumë e mirë sidomos pas implementimit të enkriptimit fundor. (PCWorld Albanian)

WhatsApp do të shtojë sigurinë e aplikacioneve mobile përmes fjalëkalimeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)