WhatsApp do të ndajë informacionin e numrave telefonik me Facebook

Publikuar më: 25-08-2016

WhatsApp-930x556Ditën e sotme WhatsApp prezantoi një sërë ndryshimesh në politikat e privatësisë në përpjekje për të zbuluar forma të reja komunikimi mes bizneseve dhe konsumatorëve u shpreh kompania. Në të njëjtën kohë informacioni i përdoruesve të WhatsApp do të shkëmbehet me kompaninë partnere dhe rrjetin social Facebook.

WhatsApp tha se duke kombinuar informacionet e përdoruesve me atë Facebook do të mund të luftojnë më efektivisht mashtrimin dhe abuzimin online në familjen e madhe të shërbimeve të Facebook.

Deri këtu jemi në rregull por ndarja e numrave tanë të telefonëve të regjistruar në WhatsApp në Facebook nuk duket një ogur i mirë. Objektivat e Facebook kanë qenë të qarta, numri i telefonit duhej të ishte një informacion esencial për 1 miliard e më shumë përdorues të rrjetit social. Duke qenë se për përdorimin e WhatsApp lind domosdoshmëria e të paturit të një numri celular, Facebook planifikon ta shfrytëzojë për tu dhënë bizneseve një tjetër mundësi të artë reklamimi.

Nga ana tjetër WhatsApp thotë se përfitimet e kombinimit të informacionit të WhatsApp me Facebook konsistojnë në sugjerime më të përshtatshme të miqve në rrjetin social.

Megjithatë Facebook është duke ofruar një opsion për të shmangur politikat e reja të privatësisë ose për ndryshe do të rrezikonte të ballafaqohej me një eksod masiv. Kur pranoni politikat e reja fillimisht klikoni “Lexo” nga ku mund të parandaloni shfrytëzimin e informacionit të WhatsApp nga Facebook. (PCWorld Albanian)

WhatsApp do të ndajë informacionin e numrave telefonik me Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)