WhatsApp sjell ndërfaqen Material Design në aplikacionin Android

Publikuar më: 17-05-2015

n-WHATSAPP-large570WhatsApp, shërbimi popullor i komunikimit i zotëruar nga Facebook, ditën e djeshme ka kaluar në versionin 2.12.84 të lançuar në Google Play. Bëhet fjalë për përditësimin më të rëndësishëm që pas lançimit të telefonatave zanore në këtë aplikacion. Ndërkohë që pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në termat e funksionalitetit, skema e re e ngjyrave e bën dizajnin e WhatsApp më të përshtatshëm me stilin Material Desing në Android Lollipop.

Tre ndarjet kryesore të ndërfaqes, telefonatat, kontaktet dhe bisedat janë të ngjashme me thirrësin e smartfonëve Lollipop por në një ngjyrë të gjelbërt. Ndërsa tastjera ka një sfond të bardhë ku shfaqen disa animacione interesante. Ky përditësim është aktualisht i disponueshëm në Google Play Store. WhatsApp tanimë është kthyer në një platformë të rëndësishme komunikimi. Në muajin Mars të këtij viti ky aplikacion arriti plot një milliard shkarkime vetëm në Android. (PCWorld Albanian)

WhatsApp sjell ndërfaqen Material Design në aplikacionin Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)