WhatsApp shton veçori të reja të stilit Snapchat në aplikacionin Android

Publikuar më: 04-10-2016

whatsapplogo-100647482-largeAplikacioni i komunikimit WhatsApp po paiset me disa veçori të stilit të Snapchat duke ndjekur kështu hapat e aplikacioneve të tjera të Facebook.

Kompania sapo lançoi disa veçori të reja për fotot dhe videot e realizuara nga funksionaliteti i integrua ri kamerës. Një prej tyre është mundësia për të vizatuar mbi fotot dhe video e madje mund të shtoni edhe emoji.

Ky përditësim pritej të sillte disa vegla të reja editimi për video të disponueshme për fotot si prerja apo rrotullimi. Por ja që ky nuk është rasti i duhur.

Funksionalitetet e reja të vizatimit dhe emoji në WhatsApp vinë si pjesë e një trendi të Facebook për të kopjuar pikërisht atë çfarë e bënte popullor Snapchatin. Pothuajse një vit më parë këto erdhën në aplikacionin Facebook për Android dhe iOS.

Kamera e WhatsApp tashmë do të mbështetë ndriçimin frontal që do të thotë se ekrani do të shkëlqyejë në momentin e shkrepjes së fotos. Videot do të mund të zmadhohen dhe cilësia e tyre do të varet nga potenciali i kamerës. Gjithashtu duke prekur dyherë mbi ekran do të kalohet nga kamera frontale në atë të pasme dhe anasjelltas.

Veçoritë e reja janë të disponushme në Android ndërsa paisjet iOS do ti marrin në javët në vijim (PCWorld Albanian)

WhatsApp shton veçori të reja të stilit Snapchat në aplikacionin Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)