WhatsApp shton mbështetjen për imazhet e animuara GIF në iOS

Publikuar më: 07-11-2016

96857657_epa05287195_whatsapp-large_transdgzgdyqhqusxl972-ifqfw24du_yfkvc0zvfd3324umAplikacioni WhatsApp në iPhone tani është i aftë të dërgojë foto GIF duke sfiduar dy prej platformave më popullore me këtë veçori, iMessage dhe Facebook Messenger. GIF janë imazhe të animuara pa zë të cilat përdoren për të shprehur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe pse popullariteti i tyre filloi të binte, vitet e fundit është media sociale ajo e cila po ja rikthen shkëlqimin si Twitter, Facebook dhe iMessage.

Kësaj liste tashmë i është bashkuar edhe WhatsApp në iOS ndërsa ueb aplikacioni dhe homologu Android duhet të presin.

d444adfd-8ca2-4968-b5b7-a6299809fecc-xlarge_transhhwem1wbejjhbwxk82ycm2i7h3i6jpjbcunwv8f8a8sPër të provuar risinë më të fundit së pari u duhet të shkarkoni versionin 2.16.15 të WhatsApp në App Store.

Çdo video me metrazh 6 sekondësh ose më pak mund të dërgohet si GIF. Gjithashtu edhe fotot live në telefonët e Apple me prekjen 3D.

Formë tjetër e dërgimi të imazheve GIF është kopjimi i tyre nga uebi. Ndërsa nëse doni të provoni eksperiencën më të mirë të imazheve GIF atëherë shkarkoni tastierat nga Giphy, iGIF dhe Gboard.

Imazhet GIF nuk janë të disponueshme në Android, të paktën zyrtarisht. Ndërsa kjo mbështetje ofrohet vetëm në fazën beta. Së fundi, WhatsApp ueb mund të lexojë imazhet GIF po jo ti dërgojë. (PCWorld Albanian)

WhatsApp shton mbështetjen për imazhet e animuara GIF në iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)