Lajmet

WhatsApp së shpejti me funksionin e tërheqjes së mesazheve

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
WhatsApp së shpejti me funksionin e tërheqjes së mesazheve

0709322500000514-4054926-the_european_commission_has_charged_facebook_with_providing_misl-a-2_1482322484655WhatsApp ka filluar testimin e një veçorie të re në versionin beta të aplikacionit në iPhone sipas disa imazheve të publikuar në Twitter nga @WABetaInfo.

Një pamje e veçorisë së re së bashku me fjalët: “WhatsApp po teston editimin e mesazheve,” u publikua. Kjo veçori është e ç’aktivizuar automatikisht dhe përdoruesit e versioneve beta duhet ta gjejnë dhe aktivizojnë vetë.

Në bazë të verifikimeve tona ky funksion nuk është i disponeshëm në asnjërin prej versioneve beta të WhatsApp në Android dhe iOS prandaj është e mundur që po testohet vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish.

3b8f252a00000578-4054926-whatsapp_is_reportedly_adding_the_ability_to_edit_and_recall_mes-m-3_1482322605601

Veçori duhet të funksionojë në këtë mënyrë: Duke mbajtur shtypur mbi një mesazh, dy opsione të reja do të shfaqen, “Edit” dhe “Revoke.” Opsioni i parë bën të mundur editimin ndërsa i dytë tërheqjen e mesazhit.

WhatsApp nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë funksion të ri. Kjo platformë në pronësi të Facebook është ndër më popullorët në botë me mbi 1 miliard përdorues. Jo më larg se muajin e kaluar lançoi video thirrjet në iOS, Android dhe Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>