Lajmet

WhatsApp në Android sjell imazhet e animuara GIF të Giphy

Jan 11 2017
0 Shpërndarje
WhatsApp në Android sjell imazhet e animuara GIF të Giphy

Në Maj të 2016-tës WhatsApp solli mbështetjen për imazhet e animuar GIF në aplikacionin Android dhe iOS por që përdoruesve u duhej të sillnin në platformë.

Kjo do të ndryshojë me versionin beta 2.17.6 i cili bën të mundur dërgimin e imazheve GIF nga libraria e Giphy.

GIF-ët mund ti dërgoni duke klikuar mbi butonin emoji ngjitur me fushën e tekstit dhe më pas të të klikonin ikonën GIF krahas atij emoji në fund të ekranit.

Mbështetja për GIF mbërriti edhe në iOS gjatë muajit Nëntor e pavarësisht se kjo lëvizje u konsideruar e vonuar krahasuar me atë Android, kishte integrimin e GIF-ëve të palëve të treta siç është rasti i Giphy.

Së fundi versioni 2.17.6 zgjeron në 30 numrin e fotove dhe videove që mund të dërgoni menjëherë. Beta mund ta shkarkoni nga APK Mirror. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>