WhatsApp lançon zyrtarisht shërbimin e video thirrjeve në Android, iOS dhe Windows Phone

Publikuar më: 15-11-2016

whatsappVideo thirrjet në WhatsApp kanë mbërritur dhe tashmë nga versioni zyrtar i aplikacionit. Në ditët në vijim shërbimi do të lançohet gradualisht për përdoruesit në mbarë botën.

Platforma e komunikimit në pronësi të Facebook e ofroi këtë veçori fillimisht në kanalin beta të aplikacionit Android muajin e kaluar duke sinjalizuar një prej funksionaliteteve më të kërkuara.

Tani mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën në iOS, Android dhe Windows Phone mund të përdorin shërbimin e ri. Për të mësuar sesi të realizoni video thirrje ju ftojmë në ndiqni udhëzimet e publikuara në këtë artikull nga PCWorld Albanian.

Gjatë thirrjes përdoruesi kanë mundësi të ndryshojnë kamerën qëndrore mes sensorit frontal dhe të pasëm, të bllokojnë zërin e thirrjes ose ta lënë thirrjen në pritje duke mbajtur të shtypur butonin e kuq.

Lëvizja e WhatApp drejt komunikimit me video nuk përbën një surprizë siç nuk ishte e tillë as nga rivalët e Google, Apple, Snapchat dhe Facebook Messenger ku që të gjithë në një mënyrë apo tjetër e ofrojnë këtë shërbim.

Cilësia e shërbimit do të varet jashtzakonisht shumë nga linja e internetit në dispozicion. Por shërbimi në fjalë nuk është e vetmja “risi” e aplikacionit. Pak ditë më parë kompania lançoi autentikimin me dy faktor në kanalin beta. (PCWorld Albanian)

WhatsApp lançon zyrtarisht shërbimin e video thirrjeve në Android, iOS dhe Windows Phone
2 votes, 4.50 avg. rating (88% score)