WhatsApp i jep fund mbështetjes për telefonët Nokia dhe BlackBerry 10

Publikuar më: 29-02-2016

id-2961623-whatsapp_ios-100247043-orig-100602888-largeKanë kaluar shtatë vite që kur WhatsApp është pjesë e jetëve të shumë përdoruesve në të gjithë botën. Por mënyra sesi kjo platformë e komunikimit në pronësi të Facebook po feston nuk është aspak mikëpritëse.

WhatsApp do ti japë fund mbështetjes për BlackBerry 10, Nokia S40, Symbian S60, Android 2.1 Eclair dhe 2.2 Froyo dhe Windows Phone 7.1. Në të vërtetë çdo version i sistemit operativ të BlackBerry nuk do të përfitojë më këtë shërbim.

Kompania tha se ky vendim u nxit nga paftësia e sistemeve operative në fjalë për të shfrytëzuar funksionalitetet më të fundit të aplikacionit. Gjithashtu WhatsApp bëri të ditur se planifikon të përqendrohet kryesisht tek sistemet operative që kanë një bazë të lartë përdoruesish.

Me mbi 1 miliard përdorues aktivë në muaj, WhatsApp është një aplikacion i domosdoshëm. Dhe kjo padyshim do të shkaktojë pakënaqësi sidomos tek përdoruesit e telefonëve BlackBerry 10 të cilët çdo ditë që kalon po ndihen më të braktisur. (PCWorld Albanian)

WhatsApp i jep fund mbështetjes për telefonët Nokia dhe BlackBerry 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)