WhatsApp heq tarifën 1 dollarëshe dhe prezanton një model të ri biznesi

Publikuar më: 18-01-2016

4488478c-17b3-4a63-addc-07fb9c8dc8e3-2060x1236Platforma e komunikimit WhatsApp do të heqë tarifën prej 1 dollarësh dhe premton se nuk do të injektojë reklama për të gjeneruar të ardhura njoftoi shefi ekzekutiv Jan Koum gjatë konferencës DLD në Mynih të Gjermanisë.

WhatsApp kaloi në pronësi të rrjetit social Facebook 2 vite më parë me një marrëveshje 22 milion dollarëshe. Në të kaluarën pas 1 viti “falas”, WhatsApp tarifonte çdo vit 1 dollar për shërbimin.

Në Shtator platforma kaloi shifrën e 900 milion përdoruesve aktivë në muaj ndërsa Koum tha se kanë ngelur vetëm pak ditë nga objektivi i 1 miliard përdoruesve. Sipas Koum ky model biznesi për WhatsApp nuk ka funksionuar. Kjo sepse disa përdorues nuk posedojnë karta krediti dhe ekzistojnë aplikacione të shumta të cilat ofrojnë të njëjtin shërbim pa asnjë pagesë.

Por më intriguese është kjo deklaratë: “Duke filluar nga ky vit, do të testojmë disa mjete të reja që do tu bëjë të mundur komunikimin me bizneset dhe organizatat përmes WhatsApp.” Kjo do të thotë se në të ardhmen komunikimin me bankën tuaj apo një agjensi fluturimesh ku keni rezervuar një biletë të realizohet përmes WhatsApp. (PCWorld Albanian)

WhatsApp heq tarifën 1 dollarëshe dhe prezanton një model të ri biznesi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)