WhatsApp debutoi video thirrjet në versionin beta të aplikacionit

Publikuar më: 25-10-2016

ap_resizeWhatsApp është një nga aplikacionet më popullore në planet të komunikimit e ndryshimi edhe më i vogël përbën lajm. Por ky nuk është një ndryshim i vogël. Përkundrazi është shumë i rëndësishëm.

WhatsApp po lançon komunikimin me video në aplikacionin Android por jo të gjithë do ta kenë këtë shans ta provojnë menjëherë.

Kjo veçori madhore do të jenë e disponueshme në versionet beta të aplikacionit e përsëri duhet të prisni sepse edhe marrësi i video thirrjes duhet të ketë versionin më të fundit beta.

Megjithatë do të keni mundësi të shikoni ndërfaqen e video thirrjeve pavarësisht nëse kjo e fundit realizohet apo jo. Kur klikoni butonin e thirrjes do tu shfaqen dy opsione: thirrje me zë dhe video. (PCWorld Albanian)

WhatsApp debutoi video thirrjet në versionin beta të aplikacionit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)