WhatsApp bën të mundur 100 milion thirrje telefonike çdo ditë

Publikuar më: 23-06-2016

WhatsApp-Android-e1441334577402-930x704WhatsApp bëri të ditur se plot 100 milion thirrje kryhen çdo ditë në aplikacionin e saj të komunikimit. Thirrjet me zë janë një risi e mbërritur kohët e fundit në WhatsApp dhe ësht suprizë të mësojmë një sukses të shërbim në një kohë kaq të shkurtër.

Por më shumë se asgjë ky njoftim tregon sesi njerëzit po largohen çdo ditë e më shumë nga thirrjet tradicionale telefonike drejt aplikacioneve të mesazhimit si WhatsApp dhe Facbook Messenger.

Aplikacioni shfrytëzon platformën e Twilio për të verifikuar përdoruesit e rinj dhe ato aktualë. Më më shumë se 1 miliard përdorues aktivë në muaj, WhatsApp është shndërruar në një alternativë e re e thirrjeve tradicionale si forma kryesore e komunikimit. (PCWorld Albanian)

WhatsApp bën të mundur 100 milion thirrje telefonike çdo ditë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)