Lajmet

WhatsApp aktivizon autentikimin me dy faktor në Android

Nov 11 2016
0 Shpërndarje
WhatsApp aktivizon autentikimin me dy faktor në Android

whatsapp-android

Që WhatsApp ishte përgatitur për të aktivizuar autentikimin me dy faktor këtë e dinim dhe tani versioni beta 2.16.341 na tregon praktikisht sesi do të funksionojë.

Nëse vizitoni cilësimet e llogarisë do të vini re një opsion të ri: Two-step verification. Klikoni mbi të dhe një ekran i cili shpjegon mënyrën e funksionimit do tu shfaqet me opsionin për ta aktivizuar.

    nexus2cee_whatsapp-2fa-1-329x585  nexus2cee_whatsapp-2fa-2-329x585
Më pas do tu kërkohet një kod 6-të shifror i cili do tu kërkohet saherë që tentoni të regjistroni numrin e telefonit me WhatsApp. Do tu duhet të vendosni edhe një adresë e-mail në rast nuk mbani mend kodin.

    nexus2cee_whatsapp-2fa-3-329x585  nexus2cee_whatsapp-2fa-4-329x585

Sapo të keni përfunduar këtë procedurë, verifikimi në dy hapa do të jetë aktivë për numrin tuaj të telefonit. Askush tjetër nuk do të jetë në gjëndje të regjistrojë një llogari WhatsApp me të njëjtin numër vetëm nëse kanë kodin apo qasje në adresën e-mail.

    nexus2cee_whatsapp-2fa-5-329x585  nexus2cee_whatsapp-2fa-6-329x585

Një tjetër veçori e këtij versioni është dëgjimi i muzikës në sfond. Më parë u duhej të mbanit bisedën e hapur për të dëgjuar mesazhet zanore. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>