Vulkan Next do të sjellë mbështetje për realitetin virtual dhe grafikat e shumëfishta

Publikuar më: 01-08-2016

vulkan_logo-100571934-galleryVulkan, një platformë alternative krahas DirectX 12, u prezantua së fundit, por ajo që ngelet më e rëndësishme është e ardhmja e saj quajtur Vulkan Next. Ky fundit përbën lajme të mira për kompjuterat Steam, Linux, Android madje edhe Windows.

Gjatë prezantimit të gjendjes së Vulkan, OpenGL dhe OpenGL ESn në SIGGRAPH 2016 nga Khronos Group, një lajm i rëndësishëm u zbulua, pikërisht Vulkan Next së bashku me një axhendë të funksionaliteteve që pritet ti shtohen në të ardhmen.

Prioriteti numrë një është mbështetja për kartat grafike të shumëfishta. Gjithashtu Vulkan Next do të optimizohet për paisjet e realitetit virtual si Oculus Rift dhe HTC Vive. Të tjera funksionalitete janë një API e ndërthurur dhe një model memorjeje më reigoroze. Khronos Group nuk dha asnjë informacion për debutimin e Vulkan Next duke thënë se “po punojmë me përkushtim për ta bërë realitet.” (PCWorld Albanian)

Vulkan Next do të sjellë mbështetje për realitetin virtual dhe grafikat e shumëfishta
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)