Volkswagen premton makinën e së ardhmes brenda 2020-tës

Publikuar më: 04-10-2016

vw_idVolkswagen I.D, një koncept i automobilave të së ardhmes, u zbulua gjatë shfaqes Paris Motor pak ditë më parë. Përtej imazheve reale të automjetit, Volkswagen zbuloi një video të shkurtër rreth makinës e cila ngjan me një fantashkencë të vërtetë.

Në fillim të videos një femër takon një makinë me sistem vetëdrejtimi dhe dyert hapen menjëherë. Gruaja merr drejtimin e makinës për një fare kohe dhe pasi shtyp mbi logon e Volkswagen mbi timon menjëherë aktivizohet sistemi i vetëdrejtimit.

Në këtë moment personi përfiton dhe fillon të lexojë mesazhe e të rehatohet mbi ndenjësen. Ky vizion është i ngjashëm me çfarë kemi parë gjer më sot nga Uber dhe Google.

Volkswagen I.D pritet të godasë rrugët në 2020-tën, vetëm katër vite më pas. Në një farë mënyrë koncepti dhe videoja kërkojnë të lënë pas skandalin Dieselgate i cili tronditi besueshmërinë tek gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave. (PCWorld Albanian)

Volkswagen premton makinën e së ardhmes brenda 2020-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)