Volkswagen: Edhe makinat Audi mashtrojnë me testet e emëtimeve

Publikuar më: 14-11-2016

960x0Volkswagen ka konfirmuar se disa makina Audi janë të pajisura me softuer që mund të manipulojne rezultatet e testeve të emetimit të dioksidit të karbonit, në një moment kur autoritetet Evropiane dhe Amerikane kanë zgjeruar hetimet ndaj prodhuesit Gjerman.

Siç raporton Reuters, softueri i instaluar në Audi-t me transmision automatik i lejon makinat që të sillen ndryshe gjatë testimit, duke përfunduar me rezultate të pasakta por pozitive të emetimit gjatë testimit.

Gazeta gjermane, Bild am Sonntag, raportoi javën e kaluar se Bordi i Resurseve Ajrore të Kalifornisë e zbuloi softuerin në një model në verë, duke shtuar se teknologjia ishte përdorur në makina të tjera në Evropë.

Duke cituar një dokument të fshehtë, Sueddeutsche Zeitung raportoi përgjatë fundjavës se softueri i mund të dallonte rrethanat e testimit (duke u bazuar në lëvizjet e timonit) dhe të modifikonte përformancën e makinës që të emitonte në pak CO2 dhe okside nitrike. Makina do të operonte me përformancë të plotë në rrugë, duke rezultuar në emetime të mëdha në botë.

Volkswagen është ngatërruar në një skandal që ende ska përfunduar,  të emetimit, pasi pranoi se vitin e kaluar kishte instaluar të ashtuquajturat “pajisje të mposhtura” në 11 milion makina nafte.

Softueri manipulonte testet për emetimin e oksideve të nitrogjenit, të cilët janë një problem për shëndetin dhe kontribuojnë në ngrohjen globale, dhe ishin të instaluar në modelet e naftës nga Volkswagen, Audi, dhe Porche. Softueri i zbuluar së fundmi manipulon rezultatet e CO2, i cili është shkaku kryesor për ngrohjen globale. (PCWorld Albanian)

Volkswagen: Edhe makinat Audi mashtrojnë me testet e emëtimeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)