Vodafone sjell në Shqipëri M-Pesa, shërbimin e transfertës të parave përmes smartfonit

Publikuar më: 08-05-2015

money_transfer.bannerM-Pesa? Çfarë është kjo? M-Pesa mundësuar nga gjigandi ndërkombëtar i telekomunikacionit Vodafone, është cilësuar si një shërbim i suksesshëm transferimi parash në botë. M-Pesa u jep mundësine miliona përdoruesve të Vodafone të transferojnë para përmes smartfonit të tyre dhe nëse nuk kanë një llogari bankare. Aktualisht ky shërbim ka 17 milion klientë të shpërndarë në 4 kontinente. Dega e Vodafone në Shqipëri më në fund ka bërë të mundur që M-Pesa të jetë i disponueshëm edhe tek ne. Pas dy vitesh pune në përshtatjen dhe strukturimin e platformës, M-Pesa tashmë mund të përdoret lehtësisht dhe në vendin tonë.

Shqipëria do të jetë shteti i dytë në Europë që lançon këtë shërbim pas Rumanisë që e implementoi atë në Prill të vitit 2014. Kështu që merreni si një privilegj. Klientët shqiptarë të Vodafonë do të jenë në gjendje të marrin apo dërgojnë para, të paguajnë fatura, të rezervojnë bileta avioni, në një mënyrë të shpejtë, tepër të thjeshtë përmes M-Pesa nga çdo cep i Shqipërisë. Kompania tha se për të bërë të mundur gjithë këtë u desh një investim prej 3 milion eurosh. Sistemi i pagesave mobile do të jetë i dispoueshëm për klientët Vodafone pavarësisht nga pajisja mobile që ata përdorin. Të interesuarve fillimisht i duhet të regjistrohen në këtë shërbim përmes një llogarie të cilën duhet ta integrojnë me pajisjen e tyre.

Dërguesi duhet të paraqitet tek një operator apo dyqan i Vodafone për të transferuar pagesën. Siguria është një element i rëndësishëm ndaj përdoruesi duhet të përdorë një kod PIN në momentin që ai transferon një shumë parash. Pasi transaksioni është kryer, të dyja palët si dërguesi dhe marrësi do të marrin një mesazh në smartfonin e tyre ku do të njoftohen për përfundimin me sukses të proçesit. Ashtu si dërguesi edhe marrësi duhet të vizitojë një dyqan Vodafone për të tërhequr paratë e transferuara. E gjitha kjo ndodh në kohë reale.

Vodafonë është kujdesur gjithmonë që ti ofrojë konsumatorëve të saj eksperiencën më të mirë. M-Pesa realisht është një risi në tregun shqiptar e cila ka si qëllim të thjeshtësojë jetën e përdoruesve. Në shtetet që ajo është aplikuar është vënë re një ndryshim i madh pozitiv përsa i përket qarkullimit të parasë dhe transfertave. E njëjta gjë shpresohet të ndodhë dhe në Shqipëri. (PCWorld Albanian)

Vodafone sjell në Shqipëri M-Pesa, shërbimin e transfertës të parave përmes smartfonit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)