Harduer

Vodafone prezantoi phabletin Smart Ultra 6 me ekran 5.5 inç për 175 Euro

Jun 20 2015
0 Shpërndarje

vodafone-smart-ultra-6-5Në një treg mjaft konkurrues të kompanive të prodhimit të smartfonëve, një operator mobil si Vodafone mund të ketë qëlluar në shënjestër. Operatori ndërkombëtar me seli në Londër të Britanisë ka prezantuar një smartfon të ri quajtur Smart Ultra 6, një phablet i cili kushton vetëm 175 Euro.

Duke pasur parasysh faktin se Vodafone ushtron funksionin e një operatori mobil edhe në Shqipëri, me shumë gjasa ky smartfon do të mbërrijë së shpejti edhe në tregun shqiptar.

gsmarena_001

Ndërtuar nga kompania kineze ZTE ky smartfon mendohet të jetë një klon i smartfonit Blade S6 Plus por me një ekran që ka rezolucion më të lartë. Smart Ultra 6 ka një ekran 5.5 inç dhe rezolucion 1080p. Smartfoni ofron mbështetje edhe për 4G LTE.

Ka një kamër parësore 13 Megapiksel dhe një dytësore 5 Megapiksel. Proçesori do të jetë një Snapdragon 615 me bërthama Cortex A53 1,5 Ghz i cili do të shoqërohet nga 2 GB RAM dhe 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Më fantastike është prania e Android Lollipop 5.1 sipas zyrtarëve të Vodafone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>