Vodafone lançon 4G-në në kryeqytet dhe disa zona turistike të Shqipërisë

Publikuar më: 17-07-2015

DSC_0193Të parët me Vodafone 4G”! Këtij titulli i është dedikuar një seksion i tërë në uebfaqen e operatorit mobil Vodafone Albania. Më poshtë shkruhet “Shpejtësi si kurrë më parë. Vodafone, rrjeti 4G më i madh në Europë”.

Në këtë seksion në uebfaqen e Vodafone zbulohen mjaft detaje të rëndësishme ku më spikaturi është ofrimi aktualisht i shërbimeve 4G në disa zona turistike të Shqipërisë si dhe kryeqytetin e vendit. Por kjo risi e Vodafone vjen vetëm pak ditë pasi AKEP zyrtarisht dha dritën jeshile për testimin e 4G-së nga operatorët e liçensuar. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare më parë kishte njoftuar se pas datës 1 Shtator do të ofroheshin shërbimet e internetit 4G.

Nuk është hera e parë që Vodafone nxiton të ofrojë shërbime inovative në tregun shqiptar përpara konkurrentëve. Operatori mobil shqiptar në pronësi të Vodafone Group me seli në Londër të Britanisë së Madhe, ishte i pari që fitoi liçensën 3G në 2010-tën.

Duhet tju kujtojmë se edhe operatorët AMC Albania (T-Mobile) dhe Eagle Mobile (Calik Holding) kanë të drejtën të ofrojnë 4G pas datës 1 Shtator. Plot hije dyshimi kanë mbuluar gjëndjen e operatorit të katërt Plus Communication i cili ka fituar autorizimin për 3G që në 15 Shtator të vitit të shkuar dhe akoma nuk po ofron shërbimet dot e jo më të flitet për 4G. Gjithësesi akoma edhe me dyshimtë bëhet situata sepse në lajmërimin e AKEP për testimin e 4G-së nga operatorët përfshihet edhe Plus Communication.

Përsa i përket seksionit që Vodafone ka lançuar në uebfaqen e saj dedikuar 4G-së, aty ofrohen detaje mjaft të vlefshme si nevoja e një karte SIM 4G, një aparati celular 4G dhe aktivizimi i rrjetit 4G. Gjithashtu teksa shfletoni në këtë faqe është përfshirë edhe një panel pyetje-përgjigje ku sqarohen mjaft paqartësi për ata konsumatorë që dëgjojnë për herë të parë për 4G-në. (PCWorld Albanian)

Vodafone lançon 4G-në në kryeqytet dhe disa zona turistike të Shqipërisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)