Vodafone dhe Huawei arrijnë 20Gbps gjatë testimit të 5G-së në terren

Publikuar më: 26-07-2016

vodafone_header_contentfullwidthHuawei dhe Vodafone kanë testuar me sukses 5G-në në terren në ambjentet e Vodafone Emerald House në Newbury të Britanisë duke arritur rezultat inkurajues prej 20Gbps.

Huawei tha se ky është testimi i parë në terrent i 5G-së realizuar ndonjëherë. “5G-ja do të hapë dyert drejt realitetit virtual, automobilave inteligjent dhe shumë shërbimeve të tjera të reja të panjohura sot për botën,” u shpreh shefi ekzekutiv i kompanisë kineze Eric Xu.

Kompania tha se testimet e realizuara në bashkëpunim me Vodafone e kanë ndihmuar për të studiuar më mirë spektrat 6Ghz të cilët do të përdoren për internetin broadband 5G. Kjo arritje vjen në një moment kur dy kompanitë shënuan 10 vjetorin e një bashkëpunimi të suksesshëm.

Dyshja e kompanive kishte testuar gjithashtu teknologjinë e Internetit të Gjërave në Melbourne të Australisë. Gjatë muajit Prill, Huawei dhe Vodafone, hapën një laborator në Britani dedikuar zhvillimit të aplikacioneve të Internetit të Gjërave. (PCWorld Albanian)

Vodafone dhe Huawei arrijnë 20Gbps gjatë testimit të 5G-së në terren
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)