Vllezërit Cohen gati për filmin më të ri bazuar në historinë e Silk Road të quajtur Dark Web

Publikuar më: 15-10-2016

download-1Fox po bën një film të quajtur Dark Web ku protagonist është themeluesi i Silk Road, Ross Ulbricht. Vëllezërit Cohen janë në bord për të shkruar skenarin e filmit, duke u bazuar në seritë e Wired që tregojnë historinë e mbretërisë së Ulbricht dhe rënien e saj në duart e autoriteteve.

Silk Road ishte një herë e një kohë një treg i zi “i suksesshëm”. Aty shiteshin drogë, armë dhe madje edhe shërbime të vrasjeve me pagesë. Valuta kryesore me të cilën bënin tregti blerësit dhe shitësit ishte Bitcoin.

Ulbricht, i cili njihet për komunitetin me pseudonimin Dread Pirate Roberts, filloi ndërtimin e këtij sajti që në 2010. Pesë vite më pas, ai u dënua me burgim për jetë pasi u gjend fajtor për shtatë akuza të pastrimit të parave, trafikim droge, komplot dhe hakim të kompjuterëve, mes të tjerash

Kjo figurë kaq e diskutueshme gjithashtu porositi vrasje për 5 njerëz, duke përfshirë një shantazhist, sipas kopjeve të bisedave të tij me vrasësit, të cilat i publikoi Wired.

Nëse këto elementë nuk janë të mjaftueshëm për të bërë një thriller të mirë, një nga agjentët federal i cili po hetonte çështjen, gjithashtu, mori një dënim prej 6 vitesh e gjysmë. Ai u gjend fajtor se kishte vjedhur Bitcoin me një vlerë prej $800,000 nga tregu, ndërkohë që po kryheshin hetimet.(PCWorld Albanian)

Vllezërit Cohen gati për filmin më të ri bazuar në historinë e Silk Road të quajtur Dark Web
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)