VLC bën hapin e parë drejt realitetit virtual me videot 360 gradëshe

Publikuar më: 29-11-2016

vlcvr-100695540-largeLuajtësi i mrekullueshëm i videove me burim të hapur, VLC, po përgatitet për një 2017 e gjitha në realitetin virtual dhe hapin e parë e hodhi ditën e djeshme me videot 360 gradëshe.

Javën e kaluar zhvilluesi i VLC, VideoLan, prezantoi një version eksperimental të quajtur VLC 360 për Windows dhe Mac.

Nëpërmjet tij mund të shikonit video 360 duke naviguar në skaje të ndryshme duke përdorur mausin.

Për të ndërtuar VLC 360, organizata punoi nga afër me Giroptic, një kompania e cila prodhon kamera 360 gradëshe. Për fat të keq kjo veçori e re nuk është e përshtatshme me videot e Youtube.

Video 360 gradëshe janë vetëm fillimi. Në 2017-tën grupi planifikon të mbështesë paisjet e realitetit virtual Google DayDream, HTC Vive dhe Oculus Rift. (PCWorld Albanian)

VLC bën hapin e parë drejt realitetit virtual me videot 360 gradëshe
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)