- Së shpejti vetëm duke thënë “Okay Google” do të mund të kërkohet nga kompjuterët
- Programi i ri i PayPal për krijimin e ekosistemit dixhital të pagesave edhe në dyqanet me pakicë
- Microsoft përmirëson menaxhimin e fotove në SkyDrive
- Rrjetet në vitin 2020: trafik më të ngarkuar, harxhim më të vogël energjie
- Sa të vlefshme janë realisht certifikimet e IT-së?
- 5 probleme që duhet të rregullojë Microsoft-i në aplikacionet e Office-it në ueb
- BioWare diskuton mbi spin-off të Mass Effect
- Dead Island: Riptide në krye 3 javë radhazi
- Tales of Symphonia do i nënshtrohet një ribërje HD për Playstation 3
- “Mad Genius” mund të bëhet kontrolluesi i lëvizjeve revolucionar i lojërave
- Krijuesi i imazhit Xbox Infinity thotë se fotoja është fallco
- Manhunt vjen në PSN këtë javë
Vitin e ardhshëm pajisjet e ZTE me sistemin Firefox
Publikuar më: 21-09-2012
ZTE, që është njëri nga prodhuesit më të spikatur të pajisjeve mobile në Kinë, planifikon të lëshojë smartfonë në fillim të vitit të ardhshëm, që e përdorin sistemin operativ Firefox.
Duke folur gjatë ditës së sotme për reporterët në Kinë, ndërmarrja tha që do të lëshojë pajisje të dorës që do përdorin sistemin operativ Firefox në çerekun e parë të vitit 2013.
Sipas Wall Street Journal, që ishte pjesëmarrës në ngjarjen për shtyp, ndërmarrja nuk tha se sa smartfonë me sistem operativ Firefox synon të lëshojë dhe nuk ofroj hollësi të mëtejshme për pajisjet.
Mozilla lajmëroi gjatë verës bashkëpunimin e vet me ZTE-në. Në atë kohë, ndërmarrja e kishte emërtuar sistemin operativ Firefox OS. Platforma me burim të hapur përdor Linux, por përdor aplikacione në një version të shfletuesit Firefox. Qëllimi, thotë Mozilla, është të “largohen pengesat rrugore për përdoruesit dhe zhvilluesit” duke i vendosur aplikacionet në cloud.
Kur Mozilla lajmëroi së pari për sistemin operativ në shkurt, ndërmarrja kishte shpresuar që pajisjet e para do të dalin në treg në fund të këtij viti. Tani pritet që të ndjekin udhëheqjen dhe aderimin e ZTE-së në fillim të vitit 2013. Brazili pritet të jetë shteti i parë që do t’i marrë ato.
Përveç investimit në Firefox OS, ZTE konfirmoi gjatë ditës së sotme që po ashtu do të lëshojë pajisje me Windows Phone 8 për konsumatorë. Kjo ndërmarrje nuk planifikon të lëshojë ato pajisje deri në fund të këtij viti ose fillimit të vitit 2013. (PC World Albanian)