Vidhen të dhënat e punojësve gjatë një sulmi phishing ndaj Snapchat

Publikuar më: 01-03-2016

untitledPlatforma e komunikimit e cila shquhet për mesazhet e saj me aftësi vetëshkatërruese njoftoi ditën e djeshme se një numër i konsiderueshëm i punojësve të saj janë hakuar nga një sulm kibernetik në muajin Shkurt.

“Të premten e kaluar depatamenti i financave u shënjestua nga një sulm phishing dhe si rezultat një haker duke u paraqitur në cilësinë e shefit të këtij departamenti kishte kërkuar nga një punojës informacion të pagesave,” shkruante Snapchat në një postim në blog. “Për fat të keq ishte e pamundur të identifikohej adresa e-mail e hakerit ndërkaq informacionet e punojësve tanë kanë rënë në duar të gabuara,” vijoi më tej Snapchat.

Kjo nuk është hera e parë që Snapchat përfundon në telashe. Në 2014-tën plot 200,000 foto të përdoruesve u publikuan online kur një aplikacion jo zyrtar nga palë të treta u hakuara.

Por çfarë është hakuar në ngjarjen e fundit? Snapchat nuk e ka specifikuar këtë por besohet se të jenë informacion mbi pagesat, numrat e sigurisë, detajet bankara, adresat, e-mail-et dhe të tjera informacione personale.

Kompania tha se e kishte raportuar këtë krim tek FBI-ja ndërkaq u ka ofruar punojësve të prekur dy vite sigurim të identitetit falas. (PCWorld Albanian)

Vidhen të dhënat e punojësve gjatë një sulmi phishing ndaj Snapchat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)