Video thirrjet në BBM të disponueshme globalisht

Publikuar më: 26-06-2016

UntitledBlackBerry njoftoi se thirrjet me video në aplikacionin e komunikimit BlackBerry Messenger(BBM) të cilat ishin të disponueshme për përdoruesit në SHBA dhe Kanada tani ofrohen globalisht.

Njoftimi erdhi nga zëvendës presidenti i kompanisë, Matthew Talbot në rrjetin social Twitter. Që të dy aplikacionet, Android dhe iOS, do të mund të kryejnë video thirrjet për të gjithë përdoruesit.

Nuk është i nevojshëm instalimi i një përditësimi që të keni mundësi ta shfrytëzoni këtë risi në BBM sepse është një proces i cili kryhet nga vetë BlackBerry. Edhe pse kjo risi është pjesë e ekspansionin të mëtejshëm të BBM, risitë e mëdha pritet të vinë gjatë verës. (PCWorld Albanian)

Video thirrjet në BBM të disponueshme globalisht
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)