Video: Skiatori austriak i shpëton përplasjes me një dron në një fraksion sekonde

Publikuar më: 26-12-2015

drone-crash-100635211-largeTë shumtën e rasteve kemi folur për dobitë e dronëve ndërsa në këtë artikull do të mësoni edhe sesa të rrezikshëm që janë.

Ditën e Marte në evenimentin e Kupës së Botës në Ski që po organizohet në Itali, një dron televiziv që mbante një kamër në të u përplas në tokë vetëm një fraksion sekonde larg skiatorit Austriak, Marcel Hirscher.

Nëse ai dron të të kishte rënë mbi të apo përpara tij, dëmet do të ishin të pallogaritshme. Droni ishte në pronësi të një kompanie televizive Zviceriane. Aktualisht po kryhen hetime rreth shkakut të rrëzimit të tij.

Dronët u përjashtuan nga ky eveniment gjersa të kryejë hetimi dhe të garantohet siguria e plotë e pjesëmarrësve. (PCWorld Albanian)

Video: Skiatori austriak i shpëton përplasjes me një dron në një fraksion sekonde
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)