Versioni stabil i Chrome 54 mbërrin në platformat desktop dhe mobile

Publikuar më: 13-10-2016

just_google_chrome-1920x1080Chrome 54 po dërgohet në kompjuterat Mac, Windows dhe Linux me riparimet e zakonshme të gabimeve dhe problemeve të sigurisë. Megjithatë këtij versioni nuk i mungojnë as veçoritë e reja e më kryesoret janë në Android.

Në desktop Chrome do të fillojë të aplikojë ndryshimet e para që do të bëjnë të mundshëm zëvendësimin e përhershëm të Flash Play me HTML5 në Youtube. Si rezultat performanca dhe siguria do të rriten në Chrome.

Një tjetër veçori është mbështetja për elementët dhe komponentët me porosi në V1 si dhe një API e re e BroadcastChannel.

Në Android, përdoruesit mund të shkarkojnë uebfaqet, muzikët, imazhet dhe videot për ti shikuar offline. Faqet e ruajtura mund të aksesohen nga seksioni i shkarkimeve.

Ndërfaqja tabeve të reja është ridizenjuar duke ofruar sugjerime inteligjente të artikujtve dhe faqeve të tjera që mund të jeni të interesuar. Sugjerimet në të njëjtën kohë ndihmojnë Chrome të mësojë se çfarë përmbajtjesh është i interesuar përdoruesi.

Chrome 54 është lançuar në desktop dhe së shpejti në Android dhe Chrome OS. (PCWorld Albanian)

Versioni stabil i Chrome 54 mbërrin në platformat desktop dhe mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)