Versioni mini i OnePlus 2, OnePlus X, do të kushtojë 299 Euro

Publikuar më: 27-10-2015

Oneplus_One_Smartphone-pcghTelefoni inteligjent OnePlus X do të zbulohet me 29 Tetor dhe është binjaku i vogël i OnePlus 2. Para pak ditësh mësuam se do të kushtonte diçka mes 220 dhe 249 dollarëve por tani po rezulton më i shtrenjtë.

Sipas një postimi në rrjetin social kinez Weibo, OnePlus X do të kushtojë 267 dollar. Ndërkombëtarisht prisni që kostoja e këtij telefoni do ti afrohet këtij çmimi por me një diferencë mes 249 dhe 299 Eurove.

gsmarena_002Sipas informacioneve të publikuar OnePlus X do të karakterizohet nga një ekran 5 inç me rezolucion 1080p. Fotografia do të paiset me kamër të pasme 13 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel. Për performancën do të jenë përgjegjës proçesori Qualcomm Snapdragon 801 dhe RAM-i prej 3GB. (PCWorld Albanian)

Versioni mini i OnePlus 2, OnePlus X, do të kushtojë 299 Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)