Versioni i ri i uTorrent merr reklama të torrentëve të veçuar

Publikuar më: 14-08-2012
Versioni i ri i uTorrent merr reklama të torrentëve të veçuar

uTorrent ka qenë një softuer i cili për një kohë të gjatë ka mbështetur reklamat – e si mund t'i paguante ndryshe faturat e veta BitTorrent – por deri tani ka qenë në formë të një shiriti të sponsorizuar që ofrohej gjatë procesit të instalimit.

Versioni i fundit i klientit pa pagesë të BitTorrentit do të marrë reklama që janë pak më të bezdisshme: me versionin e ardhshëm të aplikacionit do të përfshihet një reklamë e formës baner menjëherë poshtë shiritit kryesor të navigimit.

Lajmi është zbuluar në një postim në forumin zyrtar, që deklaron se hapësira reklamuese do të përdoret për të theksuar “torrentët e veçuar” për filma, lojëra, muzikë, softuerë dhe më tepër.

Natyrisht, i gjithë materiali i reklamuar do të jetë i torrentëve të ligjshëm që janë autorizuar (dhe paguar) nga krijuesit e përmbajtjes. Hapësira po ashtu do të përdoret për të theksuar ofertat e reja nga BitTorrent, si karakteristikat e përditësuara, softueri i ri dhe lajme të tjera.

Një burim anonim “afër me ndërmarrjen” informoi TorrentFreak që BitTorrent arriti 15 deri 20 milionë dollarë fitime gjatë vitit të kaluar – ndonjë pjesë e të cilës pa dyshim ishte arritur nga softueri i vet uTorrent Plus i cili kushton 24.95 dollarë.

Zotëruesit e versionit premium të klientit nuk do të jenë subjekt i reklamave të reja. Rrjedha e re e të ardhurave duket që do t’i sjellë ndërmarrjes disa dashamirës të rinj por ata pranojnë se "mund të mos arrijmë në një produkt me standarte të larta që në provën e parë por do të vazhdojmë të përmirësojmë përpjekjet tona bazuar në reagimin tuaj.” (PC World Albanian)

Versioni i ri i uTorrent merr reklama të torrentëve të veçuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)