Versioni Europian i Galaxy Note 4 po merr përditësimin Android Lollipop 5.1.1

Publikuar më: 31-08-2015

galaxy-note-4-lollipop-1-780Ka pasur një numër të lartë përdoruesish të cilët janë zhgënjyer për mënyrën sesi po trajton Samsung phabletin e saj Galaxy Note 4 në aspektin e përditësimeve. Sipas përdoruesve, përditësimet për Galaxy Note 4 lihen gjithmonë pas dore.

Këtë herë Samsung i mori seriozisht ankesat duke sjellur versionin më të fundit të Android Lollipop në Galaxy Note 4. Që në këtë moment, Android 5.1.1 po dërgohet tek versioni SM-910F i cili është modeli Europian i Galaxy Note 4. Ky ndërtim daton që nga data 12 Gusht dhe ka një madhësi prej 1.8 GB.

Një lajm tjetër jo të mirë kemi për ju ndërsa Galaxy Note 8.0, tableti dy vjeçar me stilolapsin Stylus nuk do të kalojë në Lollipop por do të ngelet në KitKat. Vetë Samsung e kishte konfirmuar këtë ndërsa dega britanike e kompanisë citoi edhe arsyet pse ishte e pamundur sepse tableti nuk do të funksiononte siç duhet me Lollipop dhe TouchWiz. (PCWorld Albanian)

Versioni Europian i Galaxy Note 4 po merr përditësimin Android Lollipop 5.1.1
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)