Versioni beta i Skype for Web tashmë i disponueshëm në të gjithë botën

Publikuar më: 16-06-2015

skypestock.0Kompania Microsoft filloi testimin e versionit beta të Skype for Web në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar por ky testim tanimë do të jetë i disponueshëm për të gjithë zhvilluesit dhe të interesuarit në mbarë botën. Bëhet fjalë për një version bazik të Skype që kryesisht do të përdoret për shkëmbimin e mesazheve në shfletues. Por nëse dëshironi të kryeni telefonata zanore apo video atëherë do t’ju duhet të instaloni një shtojcë apo plug-in, kjo varet nga sistemi operativ apo shfletuesi që jeni duke përdorur.

Duke qënë se kjo është akoma faza beta, Skype for Web nuk ofron mbështetje për të gjithë shfletuesin. Vihet re mbështetja e kufizuar për Chromebook. Përdoruesit e një pajisje të tillë nuk do të jenë të aftë të kryejnë telefonata zanore apo video por Microsoft ka deklaruar se një mbështetje e plotë do të ofrohet së shpejti. Gjigandi i softuerit është duke punuar me Google si dhe me disa kompani të tjera teknologjike për të krijuar ORTC (Object Real Time Communications), specifika të cilat do të bëjnë të mundur mbështetjen për një version të Skype pa qënë nevoja për shtojca apo plug-in. Kjo është dicka që kërkon shumë punë ndaj nuk pritet të vijë në një të ardhme të afërt. Kështu që tani për tani mjafton të kënaqemi me ardhjen e Skype në shfletues duke përdorur një plug-in. (PC World Albanian)

Versioni beta i Skype for Web tashmë i disponueshëm në të gjithë botën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)