Versioni beta i aplikacionit Twitter në Android sjell kodet QR

Publikuar më: 18-11-2016

twitter_icon_1A jeni një adhurues e kodeve QR? Nga dita e sotme ato janë të disponueshme në aplikacionin Twitter të Android dhe iOS.

Jemi të bindur se kodet QR i njihni mjaft mirë falë Snapchat, një tjetër rrjet social i cili ka adoptuar këtë funksionalitet.

Por çfarë është një kod QR? Twitter krijon një lidhje mes imazhit dhe llogarisë tuaj duke e bërë shumë të lehtë ndjekjen e njerëve thjesht duke drejtuar kamerën e telefonit drejt kodir QR.

Qasja në këtë opsion është shumë e lehtë. Thjesht hapni aplikacionin Twitter, tërhiqni nga e majt menunë e opsioneve dhe përzgjidhni opsionin “QR Code.” Prej aty mundeni ose të skanoni një kod QR të dikujt ose të krijoni kodin tuaj QR. (PCWorld Albanian)

Versioni beta i aplikacionit Twitter në Android sjell kodet QR
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)