Versioni Alpha i aplikacionit Twitter në Android përfiton nga avantazhet e Nougat 7.1

Publikuar më: 01-11-2016

twitter-for-android-material-update-100665018-largeNdërsa lëmë mënjëanë problemet financiare që po kalon rrjeti social, Twitter po punon në një veçori të re të aplikacionit Android e cila është e mundur vetëm falë Android 7.1.

Versioni alpha i aplikacionit vë në funksion shkurtesat e aplikacioneve të cilët ofrojnë një listë veprimesh të shpejta kur prekni dhe mbani gishtin mbi ikonën e aplikacionit.

Siç mund ta shikoni të ilustruar në imazhin e paraqitur, aplikacioni shfaq tre veprime: Kërko, Cicërimë e Re dhe Mesazh i Ri. Falë Android 7.1 secilin prej veprimeve mund ti vendosni në ndërfaqen kryesore të Android-it (Home Screen).

twitter-android-alpha-100690606-medium       twitter-android-app-shortcuts-100690607-medium

Nëse doni të provoni këtë veçori duhet të regjistroheni në Twitter Android Alpha. Sapo ta keni bërë do të merrni një përditësim në aplikacionin tuaj ekzistues të Twitter.

Keni parasysh se ky nuk është një version beta dhe problemet që mund të hasni gjatë përdorimit janë të shumta. (PCWorld Albanian)

Versioni Alpha i aplikacionit Twitter në Android përfiton nga avantazhet e Nougat 7.1
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)